"Prima Porta"
Vështrime

"Prima Porta"

08.Jan.2015 00:14
0

Pakica kombëtare shqiptare që me vite të tëra jeton në Serbi, është influencuar përmes rrugëve periferike dhe atyre sistematike apo të drejtpërdrejta, duke u viktimizuar kështu me apo pa dashje dhe duke rënë pre e një morie të jashtëzakonshme trillimesh e mashtrimesh të njëpasnjëshme.

Shruan: Fisnik Saqipi

Ky fenomen i bënë shqiptarët e këtij rajoni të jetojnë në një mënyrë jashtëzakonisht të vështirë, si një brez i cili qysh në fillimet e veta zbriti në vështirësi dhe po vazhdon të vuaj sot e kësaj dite rëndë pasojat.

Këto dymbëdhjetë vitet e fundit ishin vite shumë problematike për shqiptarët në përgjithësi, e në veçanti për shqiptarët që jetojnë brenda kufijve të Serbisë dhe me gjithë kompleksitetin e tyre, në fund nxorën vetëm një fitues.

Fituesi është 'Porta e Lartë', e cila me mjaft zgjuarsi për një moment i dha shumë liri dhe hapësirë sa për të testuar vizionin e njerëzve me pozite dhe pastaj erdhi me një formulë shumë të thjeshtë: “T’i përçajmë e t’i ndajmë shqiptarët deri sa fizikisht dhe moralisht t’i zbrazim të gjithë'. Dhe si përfundim si duket do t’ia dalin!

Edhe sa kohë do na duhet neve të presim e të dëgjojmë histori përrallash e rrëfimesh nga njerëz që në darkë i gjen duke folur për projekte madhore të bashkimit e të unitetit, kurse të nesërmen duke bërë veprime të ndarjes dhe shkatërrimit? Sa kontradiktore këto ide të një politike të vjetër ndaj një populli jetim dhe të dobët.

Nuk mund t’i bëjë goditje më të madhe një vendi asnjë njeri më shumë, se sa ai i cili mbjell armiqësi dhe përçarje ndër njerëz dhe më e keqja kur i shikon dhe i analizon në thelb pothuajse me vizion të njëjtë. 

Përveç kësaj, ne sot shohim se si individ të caktuar, që kryejnë funksione të rëndësishme pseudo politike dhe pseudo intelektuale, merren njëkohësisht edhe me profesionin më të ri në rajon, e qe ka të bëjë me klasifikimin dhe kategorizimin e njerëzve, duke i etiketuar ata në forma të çuditshme dhe kështu duke na dhënë sinjalin e mungesës së mbrojtjes dhe ruajtjes së përgjegjësive. 

Mbase frytet dhe të mirat e qetësisë publike, që sot paraqesin pasurinë më të madhe të shteteve të zhvilluara, tek ne pak njerëz mundi t’i kuptojnë, mirëpo një shoqëri e cila nuk ka harmoni dhe afërsi mes vete nuk ka se si të shmanget ndryshe prej dështimit dhe privimit të mirësive kolektive. 

Shoqëria nuk përmirësohet asesi me të bërtitura në masë dhe me promovime të sloganeve të ndryshme, duke shndërruar kështu misionin politik në arenë lufte pozitë-opozitë. Fatkeqësisht ne si shoqëri nuk gëzojmë luksin e rehatshëm, sepse ndodhemi në një situatë totalisht të ndryshme në krahasim me shtetet e zhvilluara. 

Ndoshta shumë prej përfaqësuesve tanë në arenat politike dhe intelektuale udhëhiqen nga teket dhe emocionet e gabuara, duke krijuar kështu para opinionit publik realitete imagjinare, gjersa në praktikë realizohet krejt e kundërta.

Ky mundë të jetë keqkuptimi më i madh që mundë të ketë pas elita e shoqërisë sonë ndonjëherë, ne detyrohemi te dalim përballë fakteve të realitetit cili do te jete ai duhet ta sfidojm deri ne fund per te treguar karakterin se ne e duam dhe i mbrojm vlerat e ketij vendi dhe populli sepse ikja nga realiteti është mohim dhe dështim në tërësi.

Cila do të jetë platforma e ardhshme kjo le për tu parë, mirëpo në këto momente delikate nevojitet shumë mendjemprehtësi, për të ndërtuar diçka të tillë. Një plan-program konkret për t’i rezistuar goditjeve të njëpasnjëshme do kurajë, forcë e qëndrueshmëri, bashkë me këmbënguljen e gjakftohtësinë më të madhe, pavaresisht edhe nese te gjithe faktoret e jashtem bertasin dhe mundohen te na bindin se nuk munde t’ia dalim ne duhet ta ruajm forcen e motivit per te gjalleruar dhe brezave qe vijn t’ua qartesojm se trendet apo interesat disa mujore, nuk do te munde kurr te rezistojn perballe bindjeve dhe ideologjive shekullore!

 

Opinionet e autorit janë personale  dhe nuk paraqesin mendimin e Portalit Informativ-TITULLI

Nje drite e shpreses nga Fondi Humanitare per Kosoven Lindore "“ FHKL
Nuk duhet të lejojmë që të fyhet Islami dhe Muhamedi a.s.
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration